Lajme

Tahiri: Ftesa e Kurtit për opozitën lajm i mirë, gjendja e rënduar në veri tejkalohet me unitet

11/07/2022 20:47
nga:G B

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e ka quajtur lajm të mirë ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për opozitën, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se gjendja e rënduar në veri tejkalohet me unitet, maturi dhe bashkëpunim me aleatët strategjik.

Postimi i saj i plotë:

Lajmi i mire, Kryeministri beri nje veprim te duhur duke ftuar opoziten ne takim, te ciles opozita i eshte pergjigjur pozitivisht, Gjendja e renduar ne veri tejkalohet me unitet, maturi, dhe bashkepunim me aleatet strategjik!