Lajme

Tahiri: Është mundësia për një marrëveshje historike Kosovë-Serbi dhe hedhja poshtë e marrëveshjes Kurti-Vuçiq

01/06/2025 14:07
nga:G B

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se është mundësia për një marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se ardhja e shefes së BE-së për politikë të jashtme nga një vend njohës i shtetit të Kosovës, ardhja e Trumpit president dhe mundësia që Kosova të votojë një qeveri pro amerikane, krijojnë mundësi që të hidhet poshtë marrëveshja Kurti-Vuçiq, që nuk solli njohje reciproke.

Postimi i saj i plotë:

Paradigma e re ne relacion me Dialogun e Brukselit ofron mundesi te reja per nje marreveshje historike mes Kosoves dhe Serbise – Ardhja e shefes se BE per politike te jashtme nga nje vend njohes te shtetit te Kosoves, Ardhja e Trumpit ne krye te Amerikes dhe mundesia qe Kosova te votoj nje qeveri pro-amerikane krijojne mundesi qe te hidhet posht marreveshja Kurti -Vuciq qe nuk solli njohje reciproke. Gjithmone ka mundesi te hidhet posht ose te rihapet per rinegocim kjo marreveshje te cilen e pranoi vec Borrelli pavaresisht se asnje pale nuk e nenshkroi…