Lajme

Tahiri: Edi Rama ia dorëzoi Vuçiqit primatin e Ballkanit, Kosova s’duhet të marrë pjesë para njohjes reciproke

11/24/2021 12:19
nga:M K

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar sot, në prag të takimit të radhës të “Open Ballkan” që do të mbahet në Beograd.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tahiri ka thënë se Kosova nuk duhet të gabojë dhe të marrë pjesë para njohjes reciproke, pasi sipas saj, Serbia momentalisht është faktor destabilizues në rajon, përcjell GazetaBlic.

“Pa njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, si çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajon, inciativat per bashkëpunime rajonal nuk mund të kenë sukses, përveç që krijojnë hapësirë për protagonizma të liderëve për të mbuluar dështimet e qeverisjeve ne vendet e tyre!”, shkroi mes tjerash Tahiri.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/