Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, është shprehur e tronditur për vrasjen e policit Afrim Bunjaku sot në veri, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ku sulm është nxitur nga Serbia e cila synon që veriu i Kosovës të vihet nën protektoratin ndërkombëtarë që për pasojë mund të ketë ndarjen e veriut.
Ajo ka shtuar se përgjigjen këtij sulmi duhet ta japin institucionet e Kosovës në koordinim të plot me Amerikën, KFOR-in dhe BE-në.
Postimi i saj i plotë:
E tronditur nga vrasja sot e rreshterit të policisë tonë Afrim Bunjaku dhe palgosja e lëndimi i dy policëve tjerë, që ndodhi nga sulmi i nxitur nga dora e armikut në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ky sulm është nxitur nga Serbia e cila synon që veriu i Kosovës të vihet nën protektoratin ndërkombëtarë që për pasojë mund të ketë ndarjen e veriut; skenarë ky djallëzor dhe hegjemon i Serbisë të cilën përpiqet ta realizoj që nga humbja e luftës në Kosovë. Përgjigjen ndaj këtij sulmi hegjemon duhet ta japin institucionet e Kosovës në koordinim të plot me Amerikën, KFOR-in dhe BE-në.
Ngushëllime familjes Bunjaku që humbi njeriun e dashur në krye të detyrës për të mbrojtur atdheun, Kosovën tonë!


