Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e ka quajtur dështim qeverisjen e Albin Kurtit, raporton GazetaBlic.
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, ky dështim erdhi pasi ndërkombëtarët po kërkojnë Asociacionin nga Kosova, por jo edhe njohjen e vendit tonë nga Serbia.
Përveç Kurtit, Tahiri e quan të dështuar edhe diplomacionë e Kosovës.
“Pse bota po kerkon asociacionin nga Kosova ndersa nuk po kerkon njohjen e shtetit te Kosoves nga Serbia – ky padyshim eshte deshtim i Kurtit dhe diplomacise sone- mjerisht!”, shkruan Tahiri.