Lajme

Tahiri: Diagnoza e vitit 2023 është dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci dhe kapje e shtetit nga partia në pushtet

12/15/2023 22:23
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, vitin 2023 e ka quajtur vit të dështuar.

Tahiri ka thënë se viti 2023 ishte vit që e dobësoi sovranitetin e shtetit.

“Kuvendi i Kosovës përmbylli punimet për këtë vit. Diagnoza e vitit 2023 është: deshtim në ekonomi, katrahurë në diplomaci, kapje e shtetit nga partia, izolim në procese evropiane, dobësim të shtetit e sovranitetit dhe varfëri gjithandej”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se shumica parlamentare gjithnjë është munduar që dështimet t’i kalojë në heshtje.

Postimi i plotë: