Lajme

Tahiri: Dhjetë parimet bazë, që garantojnë se nuk minohet sistemi qeverisës me Asociacionin

08/08/2022 09:04
nga:G B

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahirim, ka paraqitur dhjetë parimet bazë, që thotë se garantojnë se nuk minohet sistemi qeverisës me Asociacionin, raporton Gazeta Blic.

Postimi i tij i plotë:

Dhjetë parimet bazë, që garantojnë se nuk minohet sistemi qeverisës me Asociacionin
1. Kushtetuta e vendit e garanton të drejtën e themelimit të asociacioneve;
2. Sistemi politik dhe qeverisës është njëshkallësh, në dy komuna ka përgjegjësi asimetrike (Graçanicë & Mitrovica e Veriut);
3. Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe ai për Bashkëpunim Ndërkomunal (BNK), rregullon në esencë menyrën e bashkëpunimit në mes të komunave;
4. Legjislacioni për vetëqeverisje lokale garanton të drejta ekskluzive për komunitetet; ndërkaq ai për financa, të drejtën e financimit nga donacionet;
5. Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka një vendim kushtetues që reflekton qartë pikat që bien në kundërshtim dhe rrugën që duhet ndjekur;
6. Nevoitet qartësi e plotë për statutin e Asociacionit në linjë me rekomandimet e GJK-së;
7. S’duhet të ketë dykuptimësi, por qartësi milimetrike;
8. Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale; një etnike; duke rrezikuar karakterin multietnik të Kosovës;
9. Asociacioni nuk mund ta minojë rolin kushtetues në shtetin dhe sistemin politik e qeverisës në vend, nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive;
10. Të punësuarit nuk mund të jenë shërbyes publikë, ngase atëherë kjo duhet të akomodohet si strukturë/nivel qeverisës.