Lajme

Tahiri del para veteranëve: Do t’ju ftojmë në një takim në Komision e të gjejmë një zgjidhje

06/16/2022 12:21
nga:N M

Abelard Tahiri i PDK’së ka dalë para veteranëve duke ju thënë se do tentojnë të gjejnë një zgjidhje sa i përket Ligjit për Pagën Minimale.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ai u ka treguar se Kuvendi ka ndalur punimet e seancës deri në orën 13:00.

“Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet dhe ta gjejë një zgjidhje që të bëhet pensioni i veteranëve në linjë me pagën minimale. Kjo është një kërkesë dinjitoze e juaja’’, tha ai.

“Do t’ju ftojmë në një takim ta gjejmë një zgjidhje sepse është e turpshme me kundërshtu për një të drejtë tuajën minimale” tha ai para veteranëve.

LAJMI I FUNDIT: S’ka seancë deri në 13:00, gjithçka që ndodhi në takimin mes Konjufcës dhe shefave të Grupeve Parlamentare