Lajme

Tahiri: Ata që kontribuuan për shtetin po bëjnë sakrifica në Gjykatën Speciale, ndërsa ata që s’kanë bërë asgjë po dëmtojnë marrëdhëniet me Amerikën

09/16/2025 16:18
nga:Genita C

Edita Tahiri, ish-zëvendëskryeministre e Kosovës, ka reaguar ndaj situatës aktuale, duke theksuar se ata që kontribuuan më shumë në krijimin e shtetit janë tani duke bërë sakrifica në Gjykatën Speciale, ndërsa ata që nuk kanë bërë asgjë për shtetin po e dëmtojnë atë dhe marrëdhëniet me aleatin kryesor, raporton GazetaBlic.

Ajo thekson paradoksin e situatës dhe thekson se kjo është diçka që nuk do ta kishin besuar, veçanërisht ata që ishin në krye të procesit të shtetndërtimit.