Lajme

Tahiri: Asnjë çështje nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në KiE

01/24/2024 23:08
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, si pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka folur për rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë pjesë këtij institucioni evropian, por edhe për çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit.

Deputeti Tahiri e vlerësoi si të rëndësishëm konsensusin brenda grupimeve politike të IPP-së, të socialdemokratëve, të liberalëve, për të mbështetur me votë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Tahiri vuri në dukje angazhimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës, për t’i bindur grupimet politike për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Raportet tashmë janë të përgatitura dhe baza e raporteve është pozitive. Kanë qenë tri tema që janë diskutuar, ligj për shpronësimet, çështja e Asociacionit dhe çështja e Manastirit të Deçanit”, ka theksuar Tahiri për televizionin publik.

Ai u shpreh i bindur se asnjëra nga këto tema nuk do ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE.