Lajme

Tahiri: Arsyeja pse nesër do të jem në protestë është se jam për për drejtësi të vërtetë, jo për një “drejtësi” të prodhuar në Serbi nga regjimi i Millosheviqit

08/06/2025 16:07
nga:Genita C

Besnik Tahiri ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestën e nesërme, duke theksuar se arsyeja kryesore e angazhimit të tij është kërkesa për drejtësi të vërtetë, larg manipulimeve që vijnë nga regjimi i Millosheviqit dhe Vuçiqit, raporton GazetaBlic.

Ai kërkon që të ndalohet me ligj përdorimi i “provave” të falsifikuara, që janë produkt i regjimit serb, në institucionet e Kosovës, siç janë Dhomat e Specializuara.

Tahiri fton qytetarët të bashkohen për këtë kauzë.