Lajme

Tahiri: Angazhimi i përbashkët duhet të jetë për shtetin e Kosovës

06/06/2025 10:42
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për t`i uruar krerët e saj për festen e Kurban Bajramit.

Pas takimit me myftiun Naim Tërnava, Tahiri vlerësuar se angazhimi i përbashkët duhet të jetë për shtetin e Kosovës.

Sipas tij, në këtë ditë duhet të iu gjendet pranë atyre që kanë nevojë më së shumit.

“Kjo ditë e sakrificës, është kur duhet të gjendemi pranë atyre që janë në nevojë dhe kalojnë momente të vështira në vendin tonë. Po ashtu, angazhimin tonë do ta kujtojmë që ta kemi për shtetin e Kosovës, për ndërtimin e institucioneve të fuqishme, si shtet në ndërtim e sipër”, ka thënë Tahiri.