Lajme

Tahiri: 9 shkurti nuk është ditë e zakonshme, më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi

01/12/2025 18:34
nga:G B

Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, ka thënë se 9 shkurti nuk është ditë e zakonshme, madje as zgjedhje të zakonshme, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, jo për katër vjet që vijnë, por ndoshta edhe për 100 vjetët e ardhshme.

“Vendi ynë ka nevojë për njerëz që i njohin dhe i respektojnë vlerat, trashëgiminë, rezistencën dhe kontributin për liri, vlerën më të shenjtë të historisë sonë më të re, që është UÇK-ja”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i tij i plotë:

9 shkurti nuk është ditë e zakonshme, madje as zgjedhje të zakonshme.

Më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, jo për katër vjet që vijnë, por ndoshta edhe për 100 vjetët e ardhshme.

Nuk ka ditë e moment më të mirë që Kosova më 9 shkurt me i nda rrugët njëherë e përgjithmonë nga udhëheqja dhe politika e kësaj Qeverie anti-shtetërore.

Vendi ynë ka nevojë për njerëz që i njohin dhe i respektojnë vlerat, trashëgiminë, rezistencën dhe kontributin për liri, vlerën më të shenjtë të historisë sonë më të re, që është UÇK-ja.

Me numrin 137, Kosova fiton, me ne qytetarët janë në qendër, me ne Kosova do të jetë në NATO.