Kandidati për deputet i AAK-së me numrin 10, Besnik Tahiri, theksoi rëndësinë e ofrimit të mundësive financiare dhe qasjes në tregje për të rinjtë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit me të rinjtë e Suharekës, ai premtoi mbështetje financiare dhe masa lehtësuese për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e potencialit të tyre dhe të ekonomisë vendore.
E plotë:
137 është adresa e rinisë së vendit!
Takimi me të rinjtë e Suharekës ishte një kënaqësi e veçantë – të dëgjosh për rezultatet dhe arritjet e tyre, si dhe për projeksionet e tyre për të ardhmen.
Kësaj gjenerate, me këto shkathtësi, shteti i detyrohet së paku dy detyra kryesore:
1️⃣ T’u ofrojë qasje në financa dhe grante.
2️⃣ T’i mbështesë në qasjen në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
Ata sjellin zhvillimin përmes dijes dhe punës së tyre.
Ne kemi garantuar në programin tonë përkrahje financiare, masa lehtësuese dhe mbështetje për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë veten dhe ekonominë.
Me Bali Muharremajn, sukseset do të vazhdojnë!
Faleminderit, kampion!


