Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Gjilani ka triumfuar ndaj Drenicës me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Progni shënoi dy gola për skuadrën e Ismet Munishit, kurse Zabergja shënoi golin e vetëm për Drenicën.
Është një fitore e madhe për skuadrën e Gjilanit, e cila tashmë kalon në pozitën e tretë me 17 pikë, aq sa ka Drenica në vendin e dytë dhe një pikë më pak se Ballkani i vendit të parë.
Pas ndeshjes. trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku tha se Ismet Munishi ka qenë dirigjent i gjyqtarit anësor gjatë ndeshjes së sotme.
“Unë kam një dedikim për Ismet Munishin i cili ka qenë dirigjent i gjyqtarit, i cili ka orkestruar punën e tij. Një pjesë e barabartë gjatë pjesës së parë, një penallti e diskutueshme. Në pjesën e dytë u tërhoqëm, menduam të sulmonim Gjilanin me kundërsulme, pësuam dy gola që nuk duhej t’i kishim pësuar. U kthyem në lojë, por ishte tepër vonë”, tha Lushtaku.
/GazetaBlic Sport/


