Lajme

Tahir Batatina: Unë kurrë nuk do të pranoja të jem ndihmës trajner i Glihas

07/09/2023 22:40
nga:L J

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur për përzgjedhjen e Primoz Glihas si trajner i përkohshëm i kombëtares së Kosovës.

Batatina ka thënë se kurrë nuk do të pranonte të ishte ndihmës i tij, pasi ai (Gliha) është vet ndihmës trajner, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kurrë nuk kisha pranu me qenë ndihmës i Glihas. Nuk ka mundësi që të jem unë ndihmës i një ndihmësit. Po të ishte ndonjë trajner i madh me emër, do të pranoja, por jo i tij”, tha Batatina në emisionin Kampionët.

Kujtojmë se Gliha do ketë ndihmës trajnerë dyshen kosovare, Arbnor Morina dhe Afrim Toverlani.

/GazetaBlic Sport