Sporti

Tahir Batatina “shpërthen” ndaj gjyqtarit Mentor Ajeti: Mos na sillni fëmijë me arbitru – ai nuk është i dëshiruar më për ekipin tonë

09/29/2021 17:12
nga:Lorik J

Gjilani pas fitores në derbi ndaj Dritës, ka marrë edhe një fitore tepër të rëndësishme ndaj Llapit.

Ekipi i Ismet Munishit ka fituar ndaj Llapit të Batatinës me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Rivera i Llapit shënoi në pjesën e parë, por Gjilani në të dytën u zgjua dhe realizoi dy herë me Prognin dhe Halilin, për të rrëmbyer tre pikë tejet të mëdha.

Në këtë ndeshje kishte edhe dy kartonë të kuq tek dy skuadrat. Fillimisht u ndëshkua Kushtrim Shabani, pastaj edhe Dubova i Gjilanit.

Pas ndeshjes, trajnerit i Llapit, Tahir Batatina “shpërtheu” ndaj gjyqtarit kryesor, Mentor Ajeti, që sipas tij, ishte ai që e mposhti klubin e Llapit, e jo Gjilani.

“Ne s’mund të luftojmë kundër gjashtë arbitrave dhe një skuadre. Ky refer nuk duhet të gjykojë më Llapin. Kush e ka pa sot futbollin, ka pas tendencë kundër Llapit. Mentor Ajeti ka bërë presion tek lojtarët e Llapit, sot është ardhë me favorizu, s’ka rendesi kush fiton, por ka arbitra me ma cilësi, i qesin femijë që nuk i kanë referu as dy lojë, referat më të mirë qendrojnë në VAR, e këta që s’kanë shumë ndeshje jane ne fushe”, tha fillimisht Batatina në Art Sport.

“Llapi s’ka qysh me reagu, e kemi problem me reagu, Gjilanin e mposhtëm me gjithçka, por nuk e mposhtëm arbitrin. Nuk është mire me na dëmtu në këtë formë. Ky refer nuk është i dëshiruar për ne”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport