Llapi mori tre pikë të plota tejet të rëndësishme në luftë për titull.
Skuadra e drejtuar nga Batatina arriti fitoren ndaj Fushë Kosovës falë golit të realizuar me kokë nga Ilir Krasniqi në minutën e 92’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes foli për media.
“Skuadra kundërshtare luan pa presion, kurse ne kemi presion shumë të lartë. Mendoj se duhet të ishim më të kujdesshëm që në pjesën e parë që të ishim më të qetë. Bëmë maksimumin. Qendërmbrojtës më të mirë se Ilir Krasniqi nuk ka pasur Kosova, ai duhet të jetë në një skuadër shumë të madhe evropiane. Fushë Kosovën e respektoj, tregoj se duhet të luftuar pavarësisht pozitës ku janë. Referimi ka qenë në nivel, kjo na duhet në Superligë”, tha Batatina.
/GazetaBlic Sport/


