Sporti

Tahir Batatina jashtëzakonisht i emocionuar: Nuk jam dorëzuar asnjëherë, Llapi tashmë është Evropian

05/12/2021 23:53
nga:Mergim Rreci

Llapi ka fituar Kupën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Tahir Batatinës triumfoi në këtë finale pas penalltive, shkruan GazetaBlic.

Ndeshja pas vazhdimeve përfundoi me rezultat 1 me 1.

Penalltitë

Dukagjini 3  – 5 Llapi.

Pas ndeshjes shumë i emocionuar u deklarua trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina.

“Mendoj që është një emocion i madh, shume gjenerata kanë sakrifikuar që ne ta arrijmë këtë gjë. Trimat i percjell fati, unë nuk jam dorëzuar asnjëherë. Sot bashkë me ne do të zbret edhe legjenda Fadil Vokrri, sepse meritat e tij janë të mëdha që ne luajmë sot këtu. Kam luftuar gjithmonë, rinia duhet të marrin mësim nga unë. Arriti që ta shkruaj historinë me këtë skuadër” tha Batatina.

/GazetaBlic Sport/