Sporti

Tahir Batatina: Gjyqtari e vendosi ndeshjen, urime Besfort Kasumit pikët e fituara

04/28/2021 17:18
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Ballkani në anën tjetër triumfoi ndaj Llapit me rezultat 1 me 0.

Blendi Baftiu shënoi golin e fitores për skuadrën e Bledi Shkëmbit.

Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar që prodhoi edhe përplasje dhe përleshje mes dy skuadrave në pjesën e parë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina shpërthej pas ndeshjes me deklaratën e tij.

“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e fortë. Kemi luajtur futboll. Në Suharekë nuk u luajt futboll. Nuk na mposhti Ballkani, por arbitrat, është e para që po ankohem sivjet. E pamë që synimi ishte të largohet Januzi nga ndeshja që Ballkani ta fiton ndeshjen. Ne e meritojme vendin e parë, jo Ballkani. U dëmtuam me një penalti, me një faull, u dëmtuam shumë. Organizimi katastrofal i Ballkanit. Të fyhet të shahen trajnerët e skuadrave tjera. Kjo është në dëm të futbollit. Kjo skuadër mendon të dal në Evropë, por me këtë organizim nuk i duhet as titulli dhe as Evropa. Urime Besfort Kasumit tre pikët” tha Batatina.

/GazetaBlic/