Sporti

Tahir Batatina dhe skuadra e tij festojnë me trofeun e Kupës së Kosovës

05/26/2022 22:26
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës.

Finalja e madhe përfundoi në të mirë të ekipit të Batatinës, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Rivera dhe Arbnor Ramadani shënuan për Llapin, kurse Hamdi Namani shënoi golin e vetëm për “Intelektualët”.

Ky është viti i dytë radhazi që skuadra nga Podujeva e fiton këtë trofe.