Sporti

Tahir Batatina dënohet nga Komisioni Disiplinor, reagoi ashpër ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Dritës

09/01/2021 18:21
nga:Mergim Rreci

Komisioni Disiplinor ka ardhur me vendimet e fundit.

Ky Komision ka marrë vendim që ta dënojë për dy ndeshje trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ndodhi për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarit, në ndeshjen Drita – Llapi.

Batatina u dënua nga komisioni për kartonin e kuq që kishte marrë në takimin ndaj Dritës.

VAR-i intervenoi në këtë takim për të anuluar një gol të shënuar nga Llapi, ku edhe erdhi reagimi i ashpër nga 44 vjeçari.

Njëri ndër zytarët tjerë të Llapit, Muhamet Rexhepi dhe lojtar i i Ulpianës, Silvester Shkalla, po ashtu janë dënuar me nga dy ndeshje.