Ramush Haradinaj të gjitha lajmet, komentet, analizat, deklaratat, intervistat ne televizione, gazeta dhe media online nga Gazeta Blic
Ramush Haradinaj është kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëri nga liderët kryesor politik të vendit.
Ailindi më 3 korrik 1968 në Gllogjan, afër Deçanit. Është një politikan dhe ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë Kryeministër i Kosovës.
Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.
Më 3 dhjetor 2004 në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali. Ai të nesërmen shkon vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku me të mbërritur u burgos. Pas disa muajve në paraburgim ai u lirua përkohësisht deri në fillim të gjykimit të tij.
Ramush Haradinaj do të shpallet i plotësisht i pafajashëm për krime lufte në dy gjykime- një gjykim dhe një rigjykim- nga Tribunali i Hagës.
Është i martuar me prezantuesen e lajmeve, Anita Haradinaj, me të cilën ka një djalë dhe një vajzë. Haradinaj ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze. Ka shtëpinë, në lagjen Arbëria në Prishtinë./Burimi: Gazeta Blic dhe Wikipedia/