Lajme

Djegia e Muzeut/Tafarshiku me akuza të forta ndaj Ardian Gjinit- Përsoni i parë i arrestuar do të duhej të ishte ai!

08/30/2023 20:17
nga:Y I

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ka reaguar ashpër pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë, raporton Gazeta Blic.

Tafarshiku duke shpërndarë pamje të zjarrit që ka rënë në Muze, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

“Komuna e Gjakovës, #ArdianGjini duheni mu turpëru se Gjakova nuk ju ka me borxh zhdukjen e vlerave të saj” shkruan ai në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Tutje ai thotë se vetëm pak nëse do të funksiononte drejtësia, Ardian Gjini, do të duhej të ishte prapa grilave.

“Ju kam paralajmru që sa mbledhje të Asamblesë, por e vendoset me ju lon “dostave” të Aleancës.E tash çka, e shkatrrut një trashëgimi me vlera, sipas gjitha gjasave me e ndërtu ndonjë banesë.Turpi ju mbuloft dhe mos arsytoji në raportin e policisë që hetimet vazhdojnë, sepse sipas meje, përsoni i parë i arrestuar do të ishe ti Ardijan Gjini, për neglizhencën e treguar ndër vite ndaj këtij objekti”

Reagimi i plotë:

 

Digjet Muzeu i Muzikës në Gjakovë

Deklarohen nga Policia për “Gazeta Blic” rreth djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë