Lajme

Tafaj: AKP-ja ka ekzekutuar vendimin sikur të ishte gjykatë

02/04/2022 00:31
nga:Gazeta Blic

Agjencia Kosovare e Privatizimit, me asistencën e policisë, të enjten, ka marrë në menaxhim kompaninë “AgroKosova Holding”.

Sipas AKP-së, “Agrokosova Holding” është privatizuar më 2007 nga nga blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI, për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të marrëveshjes dhe shkeljeve të rënda të kushteve të kontratës. Sipas AKP-së, ky institucion është detyruar ta vë nën administrim të drejtpërdrejtë këtë ndërmarrje.

Me këtë nuk u pajtua drejtori i kompanisë, Aziz Tafaj, sipas të cilit, vendimi i AKP-së është i njëanshëm.

Tafaj tha në ‘Edicionin Special’ në Klan Kosova se sot është kryer një akt i vetëgjyqësisë.

“Refuzimi jonë ka qenë një akt legjitim për arsye se sot është kryer një akt i vetëgjyqësisë. edhe pranimi i një akti të tillë është pranim i vetëgjyqësisë dhe një akt i tillë është i patolerueshëm. Është në kundërshtim me ligjet pozitive të Kosovës. Dhe me këtë rast bordi i AKP-së ka bërë shkelje sepse ka marrë një vendim dhe ka ardhur për ta ekzekutuar sikur të ishte palë”.