Kupa e Botës 2022

Tadic e pranon: Brazili nuk na la as të bëjmë pasime, e merituan fitoren

11/25/2022 08:47
nga:E K

Brazili nuk lejoi befasi dje ndaj Serbisë, duke fituar bindshëm me lojë dominuese me rezultat 2-0.

Kapiteni i Serbisë, Dusan Tadiç, foli në zonën mikse pas humbjes 2-0 ndaj Brazilit.

Është një ekip shumë cilësor. Në pjesën e parë ne u mbrojtëm mirë, madje mund të kërcënonim në disa situata, por nuk e bëmë. Më pas erdhi goli i parë dhe ne duhej të luanim me më shumë rreziqe. Po, ata e meritonin të fitonin. Ata dolën më mirë, sot ishin më mirë se ne, por le të vazhdojmë. Nuk kishte shumë hapësirë, na bënë shumë presion, nuk kishim vend për një pasim cilësor”.

Kujtojmë se Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit do kenë punë me Serbinë në xhiron e fundit të grupit G.

/GazetaBlic Sport/