Lajme

Ta përkrahim Kosovën së bashku – Event Special në Kids Galaxy!

03/31/2026 16:13
nga:Genita C

Më 31 Mars, Kids Galaxy sjell një super event për të gjithë familjen, ku emocionet dhe argëtimi bashkohen në një vend! 

Fëmijët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një turnir futbolli nga ora 18:00, ndërsa prindërit mund të shijojnë ndeshjen Kosovë – Turqi në ekran të madh, pa u shqetësuar për fëmijët.

Për ta bërë përvojën edhe më të këndshme, prindërit mund të shijojnë ofertën speciale “Football Combo”: 5 birra Peja dhe një porcion Chicken Fingers vetëm për 10€ – perfekt për të shijuar lojën pa ndërprerje!

Ky event kombinon lojë dhe argëtim për të vegjëlit, atmosferë elektrizuese për të gjithë familjen, dhe relaksim për prindërit – gjithçka në një ambient të sigurt dhe të këndshëm.

Mos e humbisni këtë mundësi për të përjetuar emocionet e futbollit dhe për të kaluar një
mbrëmje të paharrueshme me familjen tuaj!

Kids Galaxy, Prishtinë

#Kosova #Dardanët #Prishtina #Futboll #KidsGalaxy