Showtime

“Ta dini sa burra kam puthur unë”, çudit bashkëshortja e Ilirit me deklaratën

02/08/2022 13:19
nga:Donika Fetahu

Pas puthjes mes balerinit të njohur Ilir Shaqirit dhe aktores Tropojane Arjola Demirit, reagimet nuk munguan aspak.

Pritej edhe një reagim nga bashkëshortja e Ilirit, Emanuela, e cila kohët e fundit po shfaqet në intervista, shkruan GazetaBlic.

E ftuar në një emision ajo nuk la pa e thënë mendimin e saj rreth provës nga ‘Vëllau i Madh’ ku duhej të ndodhte puthja mes Ilirit dhe Arjolës, ajo ishte e shqetësuar për komentet por jo edhe për puthjen.

“Më bënë përshtypje komentet. Arjola është aktore, Iliri balerin por ka punuar si aktor. Një puthje në skenë nuk ka ndonjë problem. Unë jam aktore, ta dini sa burra kam puthur në skenë. Më tepër komentet na vranë, komentet e liga”,  u shpreh ajo./GazetaBlic/