Lajme

Szunyog për Raportin e KE-së për Kosovën: Ekziston progresi

11/08/2023 18:24
nga:Sh R

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian njeh një progres të caktuar në disa prej çështjeve, përfshirë edhe disa që lidhen me shtensionimin në ndërtesat komunale në veri të vendit.

Szunyog tha se “për sa i përket bilancit të përgjithshëm është se ekziston progresi dhe progresi po shkon në drejtimin e duhur, por duhet të fuqizohet në disa fusha”.

Më tej, ai tha se “progresi i kufizuar” është mesi i rezultateve, e që sipas tij, kjo nuk është notë e keqe, e marrë nga Kosova.

“Dy gjëra për të thënë, ne e kemi këtë rankim dhe më e keqja është regresi, pastaj nuk ka progres, progresi i kufizuar, pastaj progres dhe në fund progres i madh”.

“Prandaj, progresi i kufizuar është diku kah mesi, që do të thotë se nuk është notë e keqe, po ashtu është një numër i madh i kapitujve ku disa çështje teknike që ndoshta nuk janë aq atraktive por janë të rëndësishme për integrim”, tha Szunyog.