Para ndeshjes së sotme mes Liverpool – Arsenal, mesfushori Dominik Szoboszlai ka bërë disa deklarata interesante.
Ai tha se ‘Topçinjtë’ nuk janë ende kampionë vetëm sepse janë liderë në janar. Szoboszlai tha se Premier League nuk është e lehtë dhe nuk fitohet titulli në janar, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai pranoi se Arsenal janë një nga favoritët e këtij sezoni, me një skuadër të jashtëzakonshme, por theksoi që Liverpool dhe skuadrat e tjera (si Manchester City e Aston Villa) janë gjithashtu konkurruese për titullin.
“Premier League nuk është e lehtë. Nuk fitohet titulli në janar, ndaj nuk mendoj se po luajmë kundër kampionëve, ata po luajnë kundër kampionëve.”
Kujtojmë që ndeshja e sotme luhet me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


