Sporti

Szczesny rikthehet në më pak se një javë pasi iu nënshtrua një operacioni

04/18/2024 18:38
nga:Lorik J

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, është rikthyer në skuadrën e Juventusit, pasi iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në hundë.

Gardiani polak pësoi një goditje në Derby della Mole me Torinon, pas së cilës pësoi një thyerje të hundës.

Ai lëndim kërkonte operacion – por duket se Szczesny mund t’i kthehet portës me përdorimin e një maske speciale mbrojtëse në Sardenjë, duke e lënë Mattia Perin përsëri në stol.

Arkadiusz Milik po ashtu rikthehet te Juventusi pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor. Jashtë grupit mbeten Moise Kean dhe Fabio Miretti, të cilët ende nuk janë rikuperuar nga dëmtimet.

/GazetaBlic Sport