Kupa e Botës 2022

Szczesny pret dënim nga FIFA për të dhe Messin – tregon për bastin që e vunë gjatë ndeshjes

12/01/2022 15:37
nga:E K

Wojciech Szczesny ka dhënë disa komente interesante pas përballjes me Argjentinën.

Portieri polak, Szczesny ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në fushën e blertë dje. Ai i priti penalltinë Lionel Messit.

Por, para vendimit për penalltinë, gjyqtari duhet të konsultonte VAR-in. Në këtë kohë, portieri i Polonisë, Szczesny dhe ikona argjentinase, Messi, kanë vënë një bast.

“Ne biseduam para penalltisë. Unë vura bast 100 euro që nuk do ta merrte penalltinë. Kështu, humbja një bast ndaj Messit”, ka thënë Szczesny.

“Nuk e di nëse kjo lejohet në një Kupë Bote. Me siguri do të gjobitem për këtë. Por, tani s’më intereson. Nuk do t’ia paguaj bastin, atij s’i intereson për 100 euro”, shtoi polaku.

Argjentina dhe Polonia ishin në fund dy skuadrat që kaluan tutje, me latinët nga pozita e parë kurse evropianët nga pozita e dytë.