Wojciech Szczesny ka ndarë mendimet e tij për Lamine Yamal dhe krahasimet e shpeshta me Lionel Messin.
Ai hodhi poshtë idenë se të dy lojtarët janë njësoj.
“A shoh ngjashmëri mes Messit dhe Lamine Yamal? Jo, ata janë lojtarë krejtësisht të ndryshëm dhe nuk ka asnjë arsye për t’i krahasuar ata,” tha Szczesny.
Ai vlerësoi aftësinë e Lamine me top, por e bëri të qartë se nuk është e drejtë të krahasohet me Messin. “Nuk e shoh Lamine të shënojë 50 gola në sezon si Messi, por ai është tepër i rrezikshëm në situatat ballë për ballë”.
Szczesny theksoi inteligjencën e anësorit të ri në fushë. “Karakteristika e tij më e mirë është të kuptuarit e lojës dhe dhënia e pasimeve kyçe në kohën e duhur”, tha ai.
/GazetaBlic Sport


