Klubi arab, Al Nassr dëshiron të nënshkruajë me portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit kanë nisur tashmë negociatat për të tërhequr gardianin polak.
Juventus dëshiron të shesë Szczesny pasi ata presin që Michele Di Gregorio t’i bashkohet klubit në një marrëveshje me vlerë rreth 18 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.
Szczesny nuk dëshiron të largohet nga Juve, por oferta nga Al Nassr mund të ndryshojë mendjen e tij.
/GazetaBlic Sport.


