Wojciech Szczesny mbetet te Juventusi dhe i thotë jo Arabisë Saudite.
Portieri foli për TVP Sport ka nënvizuar se thashethemet e merkatos për një interes nga Arabia janë të pabaza. Portieri i Juventusit nuk do largimin nga Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.
“Arabia? Unë tashmë kam fituar shumë para në karrierën time, preferoj sfidat argëtuese dhe mbrojtja e portës bardhezi është gjëja më e mirë që mund të kem. Unë kam kontratë me Juventusin dhe klubi më dëshiron këtu. Kam lexuar shumë pak për veten time dhe vështirë se një thashethem mund të ndikojë tek unë”, tha portieri polak.
Këtë sezon, Zonja e Vjetër nuk do të luajë në Champions League, për këtë portieri tha: “Do të kemi më shumë kohë për të stërvitur siç duhet dhe për të pushuar. Nuk është fundi i botës në fund, Ligën e Kampionëve do ta shikoj në TV”.
/GazetaBlic Sport/


