Sporti

Szczesny do të fitojë 3 milionë euro neto tek Barcelona deri në fund të sezonit

10/02/2024 18:59
nga:Lorik J

Wojciech Szczesny është portieri i ri i Barcelonës. Ish-portieri i Juventusit ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2025.

Gazeta spanjolle, Sport zbulon se polaku do të fitojë rreth tre milionë euro neto për pjesën e mbetur të sezonit, duke theksuar se aspekti ekonomik ishte i rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes.

Szczesny luajti për Zonjën e Vjetër për shtatë sezone duke filluar nga viti 2017, ku ka fituar tre tituj të Serie A, tre Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë.

Në total ai grumbulloi më shumë se 500 paraqitje si profesionist, 75 prej të cilave në Champions League. Me kombëtaren polake ai grumbulloi 84 paraqitje, duke marrë pjesë në dy Kupa Bote dhe katër Kampionatet Evropiane.

/GazetaBlic Sport