Sporti

Syvlinho: Kemi 4-5 kapitenë me eksperiencë, i merituam rezultatet

09/19/2023 15:18
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo tha në një intervistë për Euronews Albania se fitoret e kombëtares kuqezi janë më se të merituara, por kualifikimi në Europian nuk mund të quhet i mbyllur deri në ndeshjen e fundit në nëntor.

Ai tregoi pse kombëtarja ka pasur kapitenë të ndryshëm në ndeshjet e fundit kualifikuese në Evropian.

Kjo pasi ai nuk beson te një kapiten i vetëm në, ekip duke shtuar se këtë rol mund ta luajnë më së miri 4 apo 5 futbollistë.

“Unë besoj se kemi 4-5 kapitenë, kanë eksperiencë, kanë vite me kombëtaren, kanë autoritet mbi futbollistët. Nuk është problem që nuk kemi vetëm 1 kapiten, është e kundërta. Kur kam një problem me skuadrën, nuk e flas me një, por me 3 kapitenë dhe ata e përçojnë te grupi”, tha Silvinjo.