Kombëtarja e Shqipërisë është shumë pranë një arritje historike, vendi i 2-të në Grupin K për kualifikueset e “Botërorit 2026”, çka i mundëson fazën “play-off”.
Ky mision kalon nga ndeshja Andorra – Shqipëri, e cila do të zhvillohet sonte, duke nisur prej orës 20:45.
Triumfi ndaj Andorrës, i kombinuar me fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, do t’i dërgonte kuqezinjtë për herë të parë në histori kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote.
Për të na bërë të “ëndërrojmë” janë dhe statistikat e përballjeve direkt mes skuadrave. Në 5 përballje mes tyre, Shqipëria ka fituar 4 herë, ndërsa vetëm në një rast gjithçka është mbyllur në barazim.
10 gola ka shënuar Kombëtarja jonë ndaj Andorrës, ndërsa këto të fundit kanë gjetur rrugën e rrjetës në vetëm 2 herë.
/GazetaBlic Sport/


