Sporti

Sylvinho tregon se pse nuk e la Brrutin as në bankën rezervë

2 ditë më parë
nga:Lorik J

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë që përforcimi më i ri i kombëtares, Etnik Brruti, duhet të punojë më shumë që të zë një vend në pankinën e Kuqezinjve.

Brazilian deklaroi kështu pasi u pyet se pse nuk e la shqiptarin nga Kosova as në bankën rezervë sonte kundër Andorrës në kualifikuesen për Kupën e Botës 2026.

“Ai duhet të punojë më tepër në mënyrë që t’i zëvendësojë ata që unë i kam lënë në pankinë”, ka thënë Sylvinho për Klan Kosovës.

“Është lojtar i mirë, në këtë grumbullim ne kemi pasur të marrim 27 lojtarë, duke përfshirë katër portierë, kështu që e tillë ishte zgjedhja”.