Sporti

Sylvinho përsëri në ankth, Ismajli del nga fusha i dëmtuar

10/06/2023 20:58
nga:E K

Empoli u sfidua me Udinese këtë të premte në kuadër të javës së tetë të Serie A.

Në minutën e 75’, Adrian Ismajli ka lënë fushën e lojës pasi mbrojtësi i kombëtares shqiptare është dëmtuar dhe nuk ka mundur të vazhdojë më tej sfidën.

Shpresohet të mos jetë asgjë serioze për mesfushorin e talentuar, pasi më 12 tetor është sfida e rëndësishme kundër Çekisë në “Air Albania”.

Shikoni momentin këtu