Sporti

Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

06/16/2024 07:51
nga:Y I

Trajneri Sylvinho u shfaq i zhgënjyer me rezultatin ndaj Italisë, por vlerësoi paraqitjen e skuadrës, teksa theksoi se ekipi u pa në vështirësi vetëm në 20-25 minutat e para të takimit.

Shqipëria u mposht nga Italia me rezultat 2:1, duke e nisur me humbje Kampionatin Evropian.

“I zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me atë që dhamë në fushë. Nuk bëmë mirë në 20-25 minuta e para, pasi ishin shumë të vështira për ne. Më pëlqeu që luajtëm ndaj Italisë kampione të Europës, në një atmosferë fantastike dhe ishim në lojë deri në fund për të marrë barazimin. Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin sot në stadium. Ishin shumë shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik, me shumë sakrifica, për të qenë në këtë Europian. Sigurisht që punojmë 12 orë në ditë për ekipin dhe jemi këtu për të fituar ndeshjet, por sigurisht u kam thënë futbollistëve të shijojnë më maksimum këtë shans për të luajtur në Europian”, tha Sylvinho.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë është të mërkurën ndaj Kroacisë me fillim nga ora 15:00.