Kombëtarja e Shqipërisë është eliminuar nga Kampionati Europian, EURO2024, pasi u mposht sot nga Spanja dhe mbeti me 1 pikë në grup pas tri xhiros.
Pas ndeshjes së sotme me Spanjën, që e humbëm me rezultatin 0:1, foli edhe Sylvinho, i cili vlerësoi shumë kundërshtarin, shkruan GazetaBlic Sport.
“Dalim me kokën lartë nga ky kompeticion, nga grupi i vdekjes, jam i trishtuar me rezultatin, por jo me ecurinë tonë, kemi luftuar në disavantazh”, tha fillimisht Sylvinho.
“Jam i kënaqur me lojtarët, ne kemi parë 6-7 lojtarë të ri në fushë, por edhe lojtarë tjerë që kanë bërë mirë në këto sfida, të gjithë mendonin se do humbnim 3-4 me zero, por kemi luftuar gjithmonë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport