Euro2024

Sylvinho drejt largimit? Trajneri i Shqipërisë në “radarët” e klubeve Europiane

06/28/2024 11:07
nga:Mergim Rreci

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho ka rënë në radarët e disa klubeve në Europë.

Mediet spanjolle raportojnë se loja e Shqipërisë në Kampionatin Europian, Gjermani 2024 ka bërë që puna e Sylvinho-s të tërheqë vëmendje.

Ndërsa i ka mbetur edhe një muaj nga përfundimi i kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit, braziliani ende nuk ka firmosur rinovimin, që siç deklaroi para pak ditësh Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i është propozuar që gjatë muajit janar.

Duka, gjithashtu siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit edhe për dy vite, në përgatitje të eliminatoreve të Botërorit, pasi vullneti për të vijuar bashkëpunimin është i dyanshëm.