Sporti

Sylvinho dërgon në tribuna katër lojtarë, mes tyre edhe mesfushori që luan në Serie A

06/07/2025 09:27
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.

Ndërkohë që trajneri Sylvinho ka zgjedhur edhe lojtarët që kanë përfunduar në tribunë për këtë ndeshje. Surprizë ishte “përjashtimi” i Medon Berishës, mesfushorit i cili luan në Serie A me Leçen.

Ndërkohë që lojtarët e tjerë që nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, janë: Mario Dajsinani, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti. Kjo zgjedhje vjen si pasojë e rregullave të UEFA-s, pasi mund të përdoren vetëm 23 lojtarë.