Lajme

Sylejmani: Rreziku është i mesëm nga i larti për liderët opozitarë

11/07/2023 18:46
nga:Sh R

Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka folur për kërcënimet që kanë marrë dy liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK-së, dhe Lumir Abdixhiku, i LDK-së.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka folur për nivelin e rrezikshmërisë që mund të ketë kërcënimi ndaj Krasniqit dhe Abdixhikut.

“Rreziku mund të jetë i mesëm kah i larti sepse veprimet konsistojnë me atë nivel të rrezikshmërisë do të thotë serioze diçka sigurisht. Sepse po të jetë diçka më pak vetëm informohet ai që të kenë kujdes sepse nuk ka nevojë për të ndërmarrë diçka”.

“Policia nuk e neglizhon dhe nuk guxon ai kërcënim duhet të merret serioz, veprimet ndërmerren të gjitha. Punohet më njëherë angazhohen njësitë që të gjendet burimi dhe që të dyshuarit të vendosen para drejtësisë”, ka thënë Sylejmani.