Lajme

Syla propozon që debati për Prishtinën të mbahet te “Bibloteka Kombëtare”: Ta transmetojnë krejt TV-të për njëherë

10/02/2025 17:55
nga:Genita C

Gazetari Valon Syla, ka dhënë një opsion për debatin për Prishtinën nga kandidatët për kryetar, meqë këta të fundit nuk po merren vesh se ku dhe kur të debatojnë.

Syla ka thënë se do të ishte mirë që një debat i tillë të zhvillohej te “Bibloteka Kombëtare”, si dhe të moderohej nga Xhemajl Rexha, Kryetar i AGK-së. Ky debat sipas Sylës mund të transmetohej përnjëherë në të gjitha televizionet.

E plotë:

Më e mira e debateve për Prishtinën do të ishte që të mbahet në një vend neutral si Bibloteka Kombëtare, që do ta transmetonin të gjitha televizionet sikur në Shtetet e Bashkuara…

Për shembull… do të mund ta moderonte Xhemajl Rexha, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist, dhe televizionet kryesore me link do të mund ta ta transmetonin simultanisht drejtëpërdrejtë…

Nëse nuk mundet Kryetari Rexha, le ta zgjedhin një moderator tjetër të koncensusit, dhe do të ishte ideale.

Përndryshe, kandidatët me preferenca, jo këtu, jo aty në atë televizion janë nënçmim për gazetarë dhe komentatorë të analizës zgjedhore.

Po e shkruaj këtë si opcion propozim për shtabe zgjedhore të kryeqytetit që le ta mendojnë si opcion. Çfardo tjetër zgjidhje krijon ndasi dhe nençmim të panevojshëm.

Vendosni, ose në krejt televizionet, ose në asnjë. Në një terren neutral do të ishte zgjidhje objektive.