Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, në një prononcim për GazetaBlic, ka thënë se pritet pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar që do të mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së që ndodhen në Hagë.
Syla thotë së protesta pritet të jetë masive, kësisoj ai shprehet se do jetë problem menaxhimi i gjithë atyre qytetarëve që pritet të marrin pjesë në protestë.
“Pjesëmarrja do të jetë masive, si asnjeherë më parë, problem ka me qenë menaxhimi i të gjithë atyre qytetarëve që kanë vendos me marrë pjesë në këtë protestë”, u shprehë Syla.
Syla thotë se kanë marrë mbështetjen e plotë të institucioneve shqiptare dhe shton se e njejta do jetë paqësore, ashtu siç edhe është thirrur.
“Kemi marrë mbështetjen e të gjitha institucioneve Shqiptare, do të thotë mbështetjen e plotë për organizimin e kësaj proteste dhe sigurisht që protesta do të jetë paqësore sepse edhe ashtu është thirrë të jetë paqësore”, duke shtuar këtu se janë kujdesur që Shteti Shqiptar të i lehtësojë procedurat kufitare për protestuesit.
Sa i përket pjesëmarrjes, Syla u deklarua se OVL-UÇK është kujdesur që të sigurojë transport dhe se numri i autobusëve që do transportojë vetëm ish-ushtar të UÇK-së do jetë mbi 60.
“Presim një pjesëmarrje tepër të madhe, një interesim tepër të madh të qytetarëve. Organizimi ka fillu , OVL veqse ka siguru transport me autobusë që do nisen. Numri i autobusëve që do nisen, vetëm me luftetarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është mbi 60 autobusë dhe plot e plotë qytetarët që do marrin pjesë me vetura”, potencoi ai.
Ndërkaq, sa i përket mesazhit që synohet të përçohet nga kjo protestë, Syla thotë se kjo Gjykatë tashmë nuk mund të vendosë në emer të popullit sepse e njejta ka humbur kredibilitetin dhe ka devijuar nga misioni i saj, per çka edhe e ka marrë besimin e deputetëve të Republikes se Kosovës.
“Mesazhi që do delë nga kjo protestë dihet, do të thotë, jo në emrin tim, jo në emrin e popullit tonë, nuk mundet me vendos ajo Gjykatë më në emrin e popullit tonë për shkak se e ka humbë kredibilitetin e saj se për çka është formu ajo gjykatë. Ajo Gjykatë e ka deviju misionin e saj, për çka edhe e ka marrë besimin e deputetëve të zgjedhur në paralamentin e Republikës së Kosovës, prandaj tani e tutje ajo nuk e ka legjititmitetin e saj të vazhdojë me i gjyku, eventualisht me i dënu bashkëluftetarët e UÇK-së, në Gjykatën Speciale në Hagë”, thekson Syla.
Në fund, ai u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këtë protestë që po organizohet ditën e premte në Tiranë duke filluar nga ora 17:00, dhe të kërkojnë drejtësi kundër padrejtësisë që po bëhet ne Gjykatën Speciale në Hagë.
/Gazeta Blic/


