Gazetari Valon Syla në një postim së fundi flet për tri sondazhe të kryera gjatë këtij viti, ku sipas tij, për gjashtë muaj vërehet trend i rënies së Lëvizjes Vetëvendosje për 10 për qind.
Syla në Facebook ka shkruar se sipas një sondazhi në muajt prill/maj, VV-ja doli me përkrahje 46 për qind.
Sipas tij, në muajin gusht/shtator kjo përkrahje ra në 38 për qind, dhe më pas në tetor, në 36 për qind.
“Në një sondazh të kryer me disponim për muajt prill/maj 2024; VV ishte 46%
Një tjetër sondazh i një partie politike opozitare i matur për muajin gusht/shtator, VV ishte 38%.
Ndërsa në sondazhin e fundit me disponim të muajit tetor, nga një parti tjetër; VV është në 36%.
Trendi i rënies së VV’s për brenda 6 muajve është 10%.” – ka shkruar ai.
Tutje ai thotë:
“Por opinioni ende nuk ka fjetur mirë për skandalin e Dejona Mihalit, rritjen dëshpruese të pensioneve dhe rrogave me vendim të jashtëligjshëm dhe heshtjen në temën e Veriut e cila tash e 2 javë nuk përmendet nga folësit e VV e as Albin Kurti, si pasoj e presioneve ndërkombëtare të sigurisë dhe diplomacisë”.
Sipas Sylës, burimet për këto të dhëna vijnë nga VV, PDK dhe LDK.