Lajme

Syla: Për Kurtin – UÇK-ja e mirë është vetëm e vdekur, ndërsa të gjallët e kësaj lufte janë kriminelë dhe armiq politik

03/06/2024 14:46
nga:G B

Gazetari Valon Syla, ka shkruar një status, në të cilin ka folur për sakrificën e familjes Jashari.

Ai thotë se i dhimbset Adem Jashari dhe pjesa më e madhe e familjes së tij që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë, por nuk jetuan ta shohin, e ta rrojnë atë me ne.

Megjithatë Syla ka pasur shumë kritika ndaj Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

Sipas Sylës, për Kurtin, “UÇK-ja e mirë është vetëm e vdekur”.

“Për Kurtin, UÇK e mirë është vetëm e vdekur, e vrarë, ndërsa të gjallët e kësaj lufte janë kriminel dhe armiq politik. Qeveria Kurti dhe Presidentja, po ka tendencë me mshef një histori. Me nda se ishin vetëm Jasharajt, por jo edhe ata në Hagë. Dhe se vetëm ushtarët vlenin sepse komandantat nuk bëjnë UCK’në në propaganden e Qeverisë Kurti… A thua po të ishte Adem Jashari gjallë si disa nga miqtë e tij të ngushtë të luftës… a do ta shante Kurti dhe makineria e tij në Facebook, siç e bëri me Hashim Thaçin  Ramush Haradinajn e të tjerët shefa e gjeneralë të kësaj lufte”, shkroi ai.