Lajme

Syla numëron dështimet e Qeverisë: A u ngitë VV? Nginu edhe këtë pushim

07/27/2023 12:46
nga:G B

Analisti politik, Valon Syla, ka kritikuar Qeverinë Kurti e cila sipas tij po i bën gati tre vite në pushtet dhe ende nuk ka realizuar ndonjë projekt madhor.

“As në ekonomi, as në energjetikë, as në infrastrukturë e as në edukim”, shkruan ai.

Ai përmend edhe sanksionet nga SHBA-të dhe BE-ja.

Postimi i plotë i tij:

Gati 3 vjet Vetëvendosje në Qeveri, me Albin Kurtin në krye. Hala as një projekt i vetëm i madh nuk është nisë.

As në ekonomi, as në energjetikë, as në infrastrukturë e as në edukim.

Plus na rrasi në Sankcione nga Amerika dhr BE.

A u ngitë Vetëvendosje? Nginu edhe këtë pushim.